hashim-thaci

Thaçi: Ka deputetë pa fakultet e me magjistratura

“Ka deputet që pa fakultet kanë kryer magjistratura, pa shkollë fillore kanë kry fakultet, ju e dini se ka mjaftuar dikush nga politika të jetë i fortë dhe të avancohet në doktor shkence pa meritë”, ka thënë  sot Thaçi para deputetëve, duke mos përmendur emra.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që të formohet një rezolutë përmes së cilës do të mbështetej Senati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ për verifikimin e të gjithë titujve akademik dhe gradave shkencore në Universitet që nga viti 1990, deri më sot.

“Raste të tilla ka këtu në tana partitë. Folni këtu, tregojuni qytetarëve. Prandaj, kërkoj mbështetjen në propozimin tim si kryeministër që të kërkojmë sot, që të hetohet nga Senati dhe te behet verifikimi i të gjithë titujve dhe gradave shkencore të të gjithëve prej vitit 90 e deri sot , për një kriter për një standard pa dallim, ta lëmë anash politikën, ta mbështetim Senatin”, deklaron i pari i ekzekutivit, Hashim Thaçi.

Sipas kryeministrit Thaçi, sot kundër Universitetit janë ngritur brumi i njëjtë i vitit 1989, kur studentëve e minatorëve, siç shprehet ai, “na thonin shtramoje kapuçin se kurgjo spo i ndodhë Kosovës”.

Universiteti, sipas kryeministrit, është produkt i Kuvendi të Kosovës dhe se një gjë është e qartë, sipas tij, se është jo e ndershme dhe e pa moralshme të mos fliten gjërat sikurse janë, duke deklaruar se nuk po e mbron askënd.

Ai ka thënë se që nga viti 1990 ka njërëz që janë graduar pa merita në Universitet, dhe ka ftuar të gjitha subjektet t’i bashkohen me përgjegjshmëri ftesës për mbështetje të Senatit për hulumtimin e titujve akademikë./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.