fbpx

Thaçi i gatshëm të emërojë përfaqësuesin në Vatikan

Në Selinë e Shenjtë në Vatikan zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot sekretarin për Marrëdhënie me shtete në Vatikan, Monsinjor Paul Gallagher.

“Pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe e stabilitet në rajon. Kemi marrëdhënie të mira me fqinj dhe me Serbinë kemi nisur normalizimin e marrëdhënieve, një dialog ky për pajtimin mes dy popujve, si dhe kemi instaluar mekanizma që garantojnë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, i ka thënë Thaçi sekretarit Gallagher.

Me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, zëvendëskryeministri Thaçi ka folur edhe për instalimin e instrumenteve për mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore e fetare të të gjitha komuniteteve. “

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i thelluar marrëdhëniet me Selinë e Shenjë në Vatikan, ka shprehur gatishmërinë edhe për emërimin e një përfaqësuesi të Kosovës në Vatikan.