fbpx

Thaçi hedh poshtë të gjitha akuzat

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para Dhomave të Specializuara në Hagë ku ka deklaruar se është i pafajshëm për çdo pikë të Aktakuzës. Ai ka thënë se akuza është krejt e paqëndrueshme.

“Përsëris se akuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës dhe i hedh poshtë si të paqëndrueshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq avokati David Hooper ka thënë se procesi është realizuar pa e njoftuar në kohën e duhur mbrojtjen. Ai tutje ka shtuar se do të bashkëpunojë me gjykatën njëjtë siç ka bërë edhe Thaçi.

“Gjykata po heton këto çështje më shumë se 5 vjet kurse aktakuza është bërë para 6 muajve. Nuk ishte e mundur që të themelohet një ekip mbrojtëse, nuk ishte e mundur që të silleshin këtu njerëz që do të duhej. Është e vështirë të kuptohet pse kjo është bërë në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Avokati David Hooper ka pyetur se ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë.

Ai ka thënë se në këto pretendime jo që është njollë për Kosovën dhe kosovarët, por sipas tij, nga ai pretendim i krijua Gjykata Speciale.

Hooper ka thënë se në Gjykatën Speciale nuk ka asnjë emblemë të Kosovës edhepse Gjykata quhet e Kosovës.

“Dua të bëjë të qartë se ai e kundërshton të gjithë narrativen e paraqitur nga prokuroria. Ne jemi në dijeni që prokuroria ka deklaruar që qe në qershor i është dorëzuar një aktakuzë, megjithëse është e çuditshme. Aktakuza është e paredaktuar dhe është e pakuptueshme. Kur e shikojmë aktakuzën themi ku janë akuzat për vjedhjen e organeve dhe shtëpinë e verdhë sepse ky ishte pretendimi”, ka thënë ai.

Hooper ka thënë se ka përmbledhje të incidenteve që janë gjykuar në gjykatat në Kosovë dhe gjykatën e ish-Jugosllavisë.

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka pasur një sërë vërejtjesh gjatë paraqitjes së parë para Gjykatës Speciale.

Ai ka pasur vërejtje edhe për transferimin e Thaçit me pranga nga paraburgimi në sallën e gjyqit.

Por, gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se s’mund të ketë trajtim special për Thaçin.

“Nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj. Është procedurë që aplikohet për çdokënd që vjen në Dhomat e Specializuara”, ka thënë gjykatësi.

“Sa i takon prangave, nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj, është procedurë që aplikojmë për çdo person që vjen në sallën e gjyqit”, ka thënë ai.

Avokati David Hooper ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.

“Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që çoi vendin drejt pavarësisë”, ka thënë Hooper duke e cituar Bob Dole.

Avokati duke iu referuar një libri për Thaçin citoi Joe Bidenin presidentin aktual të SHBA-ve, të ketë thënë para disa vitesh se “Thaçi është George Washingtoni i Kosovës’.

Prokurori i rastit ndërkaq tha se do të kundërshtoi kërkesën eventuale të avokatit për lirimin e Thaçit nga paraburgimit. Duke folur pë arësyet ai e përmendi se “në ditën e aktakuzës Thaçi kishte falur dy persona të dënuar për vrasje”.

Mes tjerash Prokurori e pyeti avokatin a i ka parë dëshmitë e familjeve të personave të vrarë, familje që e shohin përgjegjës këtë person (Thaçin v.j.). Në këte pyetje avokati iu kundërpërgjigj me kërkesën që të ketë qasje në tëtha argumentet që prokuroria përmend kundër lirimit të Thaçit nga paraburgimi.

Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës u paraqit sot në seancën para dëgjimore, vetëm disa orë pas paraqitjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit. Krahas Thaçit e Krasniqit, nga java e kaluar në paraburgim janë edhe dy të akuzuarit e tjerë me të njejtën Aktakuzë, kadri Veseli poashtu ish kryeparlamentar dhe Rexhep Selimi ish deputet i Kuvendit.

LEXO EDHE:

Me SHBA, BE, NATO e OKB ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

Gjykata Speciale e Hagës, Jakup Krasniqi paraqitet në sallë

Krasniqi e Thaçi sot shfaqen para gjygjtarit në Hagë

Teksti i aktakuzës kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit (dokument)

Harta më poshtë shpalon lokacionet e varrezave masive ku besohet se u fshehën trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga forcat e Serbisë të drejtuara nga Sllobodan Millosheviqi gjatë luftës 1998-1999.

@InfoGlobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.