fbpx

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk është produkt i vendimeve të gabuara dhe nuk duhet të shikohet si ndëshkim por si avantazh për të vërtetën e Kosovës.

“Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat kryekëput i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve, pra të kërcënimit apo vrasjes së tyre. Ky është argumenti kryesor që nuk kemi mundur ta sfidojmë bashkësinë ndërkombëtare për themelimin e kësaj gjykate dhe jo politikës së gabuar”, tha ai në adresimin e parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.