Ballina / KOSOVA / Thaçi fton opozitën: Si opozitë isha pjesë e ekipit të Rugovës
thaci_ekipi i rugoves

Thaçi fton opozitën: Si opozitë isha pjesë e ekipit të Rugovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar partitë opozitare që t’i bashkëngjiten ekipit të tij në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media, ai ka përmendur rastin kur ishte në opozitë, si kryetar i PDK-së, dhe i ishte bashkuar ekipit të Ibrahim Rugovës.

“Kur kam qenë në opozitë i jam bashkangjitur ekipit të unitetit në Vjenë. Edhe sot, Kosova ka presidentin, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe liderët e opozitës.

Të kemi një ekip sa më gjithëpërfshirës që t’i diskutojmë gjërat paraprakisht dhe të marrim vendimet e përbashkëta”, është shprehur ai para gazetarëve.

Ai tha se nuk e di cili do të jetë epilogu i dialogut por shpreson që do jetë fitues për palët.

“Do jetë e ardhmja evropiane për të dyja vendet, dhe hapja e perspektivës së paqe zhvillimit dhe progresit për të dyja vendet”, ka shtuar ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

E gjithë opozita kundër Kadri Veselit

Në fund të javës së kaluar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.