Thaci_FSK_InfoGlobi

Thaçi: FSK-ja, është krenaria e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur fjalim para pjesëtarëve të FSK-së. Presidenti që sipas ligjit është komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo vit mban fjalimin e fund vitit dhe kësaj radhe e ka zgjedhur që këtë ta bëjë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se FSK-ja, është krenaria e Kosovës. “Demokracia ndërtohet nga shkëmbimi i ideve dhe përvojave tona”, tha Thaçi sot në një fjalim para pjesëtarëve të FSK-së.

I pari i vendit ka folur edhe për zgjedhjet që janë mbajtur këtë vit në Kosovë. “Këtë vit kemi kaluar dy teste duke mbajtur zgjedhjet” theksoi ai.

Thaçi tha se së shpejti do të shënohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe për këtë duhet të kujtojmë të gjithë ata që ranë për lirinë Kosovës. “Duke e respektuar të kaluan tonë të ndritshme, ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Sipas tij është koha që të fitohet edhe paqja. “Ne kemi fituar luftën, por duhet të fitojmë edhe paqen. Koha e misioneve të huaja ka kaluar”, tha i pari i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.