Pamje nga arkivi

Thaçi : Festoni në shtëpitë tuaja, tregoni pjekuri politike

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, pasi organizoi mbledhjen më kryesinë, deputetët dhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë, në llogarinë e tij Facebook ka bërë thirrje që simpatizantët e tij, nesër të festojnë në shtëpi, së bashku me familjet e tyre, me rastin e zgjedhjes së tij president.

Postimin i Hashim Thaçit mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Miq të dashur,

Ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja dhe gatishmërinë që keni shprehur masovikisht për të ardhur në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nesër duhet të jetë ditë e vërtetë e festës së demokracisë dhe tranzicionit të suksesshëm në respekt të Kushtetutës sonë dhe vlerave më të larta europiane, përmes një procesi transparent dhe demokratik. Nesër është dita kur Kosova do t’i dëshmojë tërë botës se respekton institucionet, Kushtetutën dhe proceset demokratike.

Do te jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Kemi bërë një rrugë mjaft të gjatë dhe të sukseshme së bashku. E ardhmja do të jetë edhe më sfiduese, por bashkërisht do t’i arrijmë të gjitha. Së bashku fituam lirinë dhe pavarësinë, së bashku do ta integrojmë Kosovën në NATO dhe BE. Nesër bota do t’i ketë sytë nga ne, të tregojmë pjekuri shtetërore dhe qytetare.

As nesër, as pasnesër dhe asnjëherë nuk duhet të kemi ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë. Neser duhet të kemi një ditë normale dhe të festës dinjitoze. Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe. HTH”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.