fbpx
FSK, Thaçi

Thaçi: FAK me kapacitete mbrojtës

Kryeministri i Kosovës ka thënë sot para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës se shumë shpejt kjo forcë do të ndryshojë misionin e saj, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. 

Sot para pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” Thaçi tha se Themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, janë segmente përmbyllëse të institucioneve që rrumbullakësojnë shtetësinë e Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Kosovës, do  t’i kenë të gjitha kapacitetet e mbrojtjes dhe do të ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re. Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu siç janë ta gatshme dhe të afta të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e nevojshme dhe të domosdoshme”, tha kryeministri.

“Në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit të Forcës së Re Mbrojtëse, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë, të cilët edhe sot dëshiroj t’i falënderoj për mbështetjen e tyre të plotë që na kanë dhënë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës” vijoi kryeministri.

“Mbështetja e tyre ka qenë jetike për profesionalizmin e FSK-së, prandaj këshillat dhe ndihma e mëtutjeshme është e nevojshme, sepse qëllimi dhe vizioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nesër Forcave të Armatosura të Kosovës, do të jetë integrimi në NATO. Natyrisht si parakusht është fillimi i partneritetit për paqe” përfundoi kryeministri./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.