Ballina / KOSOVA / Thaçi e Vuçiq takohen më 18 korrik për vazhdimin e dialogut
Thaçi e Vuçiq

Thaçi e Vuçiq takohen më 18 korrik për vazhdimin e dialogut

18 Korriku pritet të jetë dita kur do të ketë një takim tjetër midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit.

Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Përfaqësuesja e lartë për politikmë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18u korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.

“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.

Thaçi e Vuçiq së fundi janë takuar shkurtimisht edhe në Samitin e Londrës ku kanë diskutuar për disa tema.

Në Kosovë ndërkaq mbetet temë se kush do të jetë pjesë e ekipit negociues me Serbinë. Opozita nuk ka mandatuar Thacin e as marrëveshje nuk ka që ajo të jetë pjesë e dialogut.

“Republika e Kosovës e ka Ekipin negociator plotësisht funksional, i cili udhëhiqet nga presidenti”, i ka thënë gazetës Bekim Çollaku, këshilltar kryesor i presidentit Hashim Thaçi. “Ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës”,ka thënë Bekim Çollaku .

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.