fbpx
thaci e mustafa

Thaçi e Mustafa: Reforma zgjedhore në mars

Sot, u takuan Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaci, të cilët biseduan për reformën zgjedhore dhe për Zgjedhjet e përgjithshme.

Të dy kryetarët u pajtuan për koordinimin e axhendës politike në muajt në vazhdim. Ata u pajtuan që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisoni Parlamentar dhe Qeveria brenda gjysmës së parë të muajit mars ta procedojë për miratim në Kuvend.

Po ashtu, u ra dakord që të bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të mbikëqyrura nga vëzhgues ndërkombëtarë, për cfarë edhe do të bëhet kërkesë zyrtare në BE, OSBE etj.

Të dy kryetarët kërkojnë që përgatitjet e duhura të kryhen në koordinim me subjektet politike dhe me konsensus të Kuvendit të shkohet në Zgjedhje të përgjthsme në gjysmën e parë të këtij viti. Në ditët në vijim, do të zhvillohen takime edhe me liderët e subjekteve të tjera politike./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!