Ballina / KOSOVA / Thaçi e Mitchell mbajnë konferencën e përbashkët për media
thaci e mitchell

Thaçi e Mitchell mbajnë konferencën e përbashkët për media

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur konferencën e përbashkët për media me ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë dyditore.

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, tha se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet, pasi që do të hap rrugë për liberalizim të vizave.

Sipas tij Kosova ka pasur progres në shumë fusha.

Thaçi falënderoi SHBA-në për ndihmën që kanë dhënë për Kosovën. Ai theksoi se Kosova është zotuar që dialogu me Serbinë të përfundojë sipas asaj që parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Sipas Thaçit ” nuk do të ketë as ndarje as sh këmbim territoresh.

Presidenti ka falënderuar për vëmendjen që Administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe Ballkanit në tërësi.

“Askush nuk ka të drejtë të vonojë Demarkacionin qoftë prej partive shqiptare, apo edhe të komuniteteve”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa, Mitchell ka mohuar raportimet e medieve serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilin do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuciq.

Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron ne Prishtinë.

Mitchell ka thënë se është vetëm një spekulim. Nuk kam ardhur që të shpalosë një plan specifik, por kam ardhur për një plan për të ardhmen e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë në BE.

@Fluidi

Provo po ashtu

lushatku

Supremja rikthen në gjykim rastin e Sylejman Selimit e Sami Lushtakut

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.