fbpx

Thaçi e dekoron Kurtin me Urdhërin e Lirisë , mungojnë të dytë nga ceremonia

Hashim Thaçi , Presidenti i Kosovës, e ka dekoruar Albin Kurtin, ish liderin e Vetëvendosjes me Urdhërin e Lirisë për protestat e vitit 1977.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë të dielën me 1 Tetor, me rastin e përvjetorit të protestave studentore të vitit 1997 , protesta këto në të cilat Kurti kishte luajtur një rol qëndror.

Thaçi nuk ishte për t’ua dhënë dekoratën organizatorëve, por as të gjithë organizatorët nuk morën pjesë në ceremoni, e as deputeti Kurti.

Çmimin “Urdhëri i Lirisë” në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë këshilltari i tij Ismail Syla, i cili tha se ndihet i nderuar ta jap këtë çmim në 20 vjetorin e protestës së 1 Tetorit të vitit 1997 dhe Lëvizjes Studentore.

Ai ka theksuar se vitin tjetër bëhet gjysmë shekulli të historisë moderne të Kosovës, ndërsa ka përmendur demonstratat e vitit 1968, demonstratat e vitit 1981, protesta e 1 tetorit 1997 dhe Lufta e ndritshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ngjarjet më të lavdishme që karakterizojnë historinë shqiptare të kësaj periudhe.

E rektori i UP’së, Marjan Demaj, tha se protestat e 1 tetorit të vitit 1997 thyen frikën, përderisa çmoi kontributin e studentëve të UP-së, profesorëve dhe rektorit historik Ejup Statovci, që kanë dhënë në rrugën e lirisë.

Ai tha se 1 tetori i 97’ës shënoi kthesën pikante në historinë shqiptare, duke shndërruar Kosovën në temë të rëndësishme për mediat ndërkombëtare dhe duke bërë që vizionet për liri dhe pavarësi t’i lënë hapësirë vizioneve të reja.

Ata që u nderuan me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Me “Urdhrin e Lirisë” janë nderuar nga presidenti Hashim Thaçi, Bujar Dugolli, kryetar i KOP’it dhe kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP’së;

Ejup Statovci, nënkryetar i KOP’it dhe rektor i UP’së, Muhamet Mavrasj, nënkryetar i KOP’it dhe kryetar i UPSUP’së;

Ahmet Gecaj, anëtar i KOP’it dhe prorektor i UP’së; Driton Lajçi, anëtar i KOP’it dhe nënkryetar i UPSUP’së;

Hajrullah Koliqi, anëtar i KOP’it dhe profesor i UP’së;

Albin Kurti, anëtar i KOP’it dhe anëtar i kryesisë së UPSUP’së;

Fetah Jagxhiu, anëtar i KOP’it dhe kryetar i senatit të UP’së; dhe

Milot Cakaj, anëtar i KOP’it dhe anëtar i kryesisë së UPSUP’së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.