thaci
Ilustrim

“Thaçi e Daçiq negociuan për 220 orë”

Ivica Daciq dhe Hashim Thaçi të dielën në Munich kanë thënë se janë të gatshëm që të vazhdojnë me dialogun për normalizimin e mardhënieve ndërmjet vendeve.

Ata gjithashtu thanë se janë të gatshëm “tu ofrojnë Shqiptarëve dhe Serbëve paqe dhe prosperitet”.

I pari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, biseduan për “mardhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton”.

Ashton nënvizoi se Thaçi dhe Daçiq deri tani “kanë negociuar për 220 orë për normalizimin e mardhenieve mes Prishtinës e Beogradit”.

Daçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit në Kosovë, dhe Thaçi u bëri thirrje atyre që të bashkëpunojnë.

Daçiq, Thaçi dhe Catherine Ashton do të takohet për një raund të ri të dialogut më 12 shkurt në Bruksel.

Faqja e internetit e MSC e ka vlerësuar debatin si “një shembull i diplomacisë mençur”./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.