Ballina / KRYESORE / Thaçi: Duhet të përballemi edhe me kërkesat e Serbisë
hashim thaci

Thaçi: Duhet të përballemi edhe me kërkesat e Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një debat për televizionin Kohavizion ka përsëritur qëndrimet e tij tanimë të njohura, se ideja për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është ide e tij.

“Ideja ime për korrigjimin e kufirit, i largon skenaret më të këqinjë për Kosovën, shkëmbimin e territoreve, ndarjen apo krijimin e një Asociacioni me elemente ekzekutive, siç i është premtuar disa grupeve në veri të Mitrovicës” , ka thënë Thaçi.

Unë me këtë ide po i mbylli ato ide që i kanë hapur të tjerët, si ideja e ndarjes apo e shkëmbimit, ka theksuar Thaçi.

Ai po ashtu ritheksoi qëndrimin se arritja e një marrëveshje politike të paqës me Serbinë është domosdoshmëri, mes tjerash edhe për shkak të momentumit të krijuar.

“Ndryshe pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje mund të humbet kohë me dekada e çmimin do ta paguajnë gjeneratat e ardhshme”, ka theksuar Thaçi.

“Unë nuk jam naiv që të besoj se Serbia do ta njeh Kosovën me vullnet të lirë. Duhet të arrohet një marrëveshje, një zgjidhje e balansuar dhe e kënaqshme për të dyja palët”, tha mes tjerash Thaçi.

Sa i përketë idesë për korrigjimin e kufirit, përkatësisht idesë për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Kosovës,  Thaçi përsëriti se diçka e tillë është e realizueshme dhe beson se diçka e tillë do të ndodhë. Ndërkaq për idenë se a është fjala për shkëmbim të territoreve , pra që në shkëmbim të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, Serbisë ti bartet  Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, Thaçi theksoi se tri komunat e fundit nuk janë përmendur kurr në tavolinat e bisedimeve .

Sipas Thaçit të gjitha Marrëveshjet ndërkombëtare janë rezultat i kompromiseve, siç ishte edhe Marrëveshja e Rambujesë, ajo e Vjenës, dhe si u shpreh ai, me komprimise të vogla edhe Marrëveshja e Brukselit.

Negociatat janë kompromis i vullnetit të dyanshëm, sidomos marrëveshja.. Nuk mund të arrish Marrëveshje 100 për qind të favorshme për vete e duke mos e marrë parasyshë edhe palë tjetër. E di se Serbia nuk do t’i japë Kosovës dhuratë as Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën. Duhet të përballemi edhe me kërkesat e Serbisë”, tha ai.

Unë veprimet e mija i kordinoj në bashkësinë ndërkombëtare, theksoi mes tjerash Thaçi.

Unë si President kam të drejtë të nënshkruaj një Marrëveshje, pastaj është çështje e Kuvendit se a do ta pranojë apo do ta hedhë ate. /infoglobi

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.