Ballina / KOSOVA / Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB
hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada.

Thaçi, i cili sot po qëndron në Otavë, ka thënë se Kanadaja do të jetë përkrahëse edhe më aktive në shtimin e njohjeve për Kosovën dhe hyrjen në organizata ndërkombëtare.

Në intervistë për televizionin publik, Thaçi tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë ose me ulëse në OKB, ose me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

“Është në interes për të ardhur deri në një marrëveshje përfundimtare hitorike që do të nënkuptonte ulësen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo edhe njohjet reciproke në mes të dy vendeve tona. Duhet të vazhdojmë me zhvillimin e ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët dhe reformat e thella në drejtësi”, tha Thaçi.

@Fluidi

Provo po ashtu

mathew palmer

Palmer: SHBA mbështetë ushtrinë e Kosovës, Vuçiq thotë kjo nuk është risi

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, një ditë pas votimit të tri projektligjeve për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.