Ballina / KOSOVA / Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke
thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të dinamizohet, por njëherësh është shprehur skeptik se mund të arrihet një marrëveshje në këtë proces.

Pas një pritje që i bëri një ekipi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga komandanti i kësaj Force, Rrahman Rama, presidenti Thaçi tha se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm në rast se sjell njohje reciproke.

“Marrëveshje që hapë perspektivën e njohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe mundësinë që pas marrëveshjes të hiqet vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit dhe Kosova të përfitojë njohje globale”, tha Thaçi.

Sidoqoftë ai tha se pritjet për një marrëveshje me Serbinë janë të vogla.

“Nëse arrihet marrëveshja, për çka unë jam skeptik, sepse shoh mundësi shumë të vogla, por ne duhet të punojmë”, theksoi presidenti i Kosovës.

Ai u bëri thirrje subjekteve politike në Kosovë që të bashkëpunojnë, të krijojnë konsensusin për bisedime dhe të shmangin mundësinë që Kosova të fajësohet për bojkotim të procesit.

Edhe këtë herë, Thaçi tha se në takimet e radhës në Bruksel, me palën nga Beogradi ai do të shtrojë edhe çështjen e “korrigjimit të kufirit në mënyrë që komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të përfshihen në Kosovë”.

Ndonëse u shpreh skeptik, Thaçi tha se cilado që të jetë marrëveshja finale, ajo do të ruajë edhe karakterin shumetnik në Kosovë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.