Ballina / KOSOVA / Thaçi: Dialogu e negociatat, do të jenë shumë të vështira
hashim thaci afp 2017

Thaçi: Dialogu e negociatat, do të jenë shumë të vështira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk bën marrëveshje me Serbinë ku nuk ka njohje reciproke.

“Unë do ta mbështes rishikimin e kufirit, bashkangjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke”, ka thënë Thaçi në debatin përballë analistëve Migjen Kelmendi e Mufail Limani , debat ky i realizuar nga televizioni publik i Kosovës..

Thaçi ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së përballë një marrëveshje mes dy shteteve.

“Në rast të arritjes së marrëveshjes atëherë edhe SHBA do ta mbështesin. Unë do të shoh edhe mundësitë reale edhe të takimit me presidentin Trump”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se Kosova aktualisht gjendet në një proces stagnues dhe se shansi i tashëm për të ecur përpara duhet shfrytëzuar.

Migjen Kelmendi theksoi se qytetarët e ndoshta edhe opozita në Kosovë është e shqetësuar sepse ka pak informacione nga Thaçi për idenë e korrigjimit të kufijve.

Thaçi tha “definitivisht në rast të Marrëveshjes, Kosovë e Serbi me luginën e Preshevës në Kosovë dhe me njohje reciproke, do të thotë nëse arrihet një marrëveshje e kordinuar, edhe SHBA do ta pranojë”.

Në pyetjen prej nga është i bindur se Serbia do ta njohë Kosovën.

“Dialogu e negociatat, do të jenë shumë të vështira” tha Thaçi. Sipas tij as Serbia e as Kosova nuk do të mund të lëvizin përpara pa një Marrëveshje paqësore.

Thaçi u shpreh i bindur se Serbia do ta njohë Kosovën, siç do ta njohin edhe 5 shtete të BE-së që nuk e kanërë ende një gjë të tillë. Por ai nuk precizoi afate se kur mund të ndodhin këto njohje.

Sipas Mufail Limanit parashikimet duken tejet optimiste që duken të vështira për tu besuar.

“Të gjithë e njohim De Gollin , Presidentit të Francës që e kishte njohur Algjerinë shtet. Të gjithë e njohin De Gollin por askush sit se di kush ka qenë president i Algjerisë”, komentoi Limani. Sipas tij Serbia është akter në skenë politike ndërkombëtare. Ai e pyeti Thaçin si të hiqet shqetësimi se nëse kufiri lëvizë në një pikë, nuk do të lëvizë edhe në pikat e tjera. Pyetja pasuese ishte “a është ide e juaja personale apo e juaja me Vuçiqin”.

Sipas Thaçit ideja ishte fillimisht e Rugovës, ishte edhe e Lutfi Hazirit dhe në këtë ide nuk ka pjesë Vuçiqi.

“Unë nuk flas për me dhënë, por për me marr. Me Serbinë nuk ka folur . Eshtë ide e imja. Opinionet e liderëve janë normale. Eshtë mirë që idea është familjarizuar. Debati është debat, nuk është më komunizmi. Mendimi nuk do të jetë i një individi. Unë e kam obligim të mos eci në bisht por ta udhëheqi procesin…në fund të fundit të gjithë qytetarët përmes referendumit do të vendosin”, tha mes tjerash Thaçi.

@Fluidi

Provo po ashtu

dhuna ndaj gruas

Nga 780 aplikacione, statusi i viktimës së dhunës seksuale u njihet 144 personave

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë konfliktit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.