Ballina / KOSOVA / Thaçi dekreton gjyqtarët e rinj të Kushtetueses
thaci e anetaret e ri te kushtetueses

Thaçi dekreton gjyqtarët e rinj të Kushtetueses

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ceremonia e betimit të gjyqtarëve para Presidentit, është zhvilluar sot. E për herë të parë në historikun e Kushtetueses, janë zgjedhur vetëm gjyqtarë vendorë.

Në mesin e gjyqtarëve të dekretuar, është edhe Safet Hoxha, ish-aktivistin e PDK’së, për të cilin nga Presidenti ishte kërkuar që të mos e dekretonte, mirëpo, në një konferencë për media, Thaçi kishte thënë se e kaluara politike nuk përbën kurrfarë problemi.

Sot Presidenti Thaçi, ka dekretuar për gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pesë anëtarët e votuar nga Kuvendi i Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur në një deklaratë, vetë Zyra e Presidentit, duke thënë se gjyqtarët e rinj paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bajram Latifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi, që sot kanë dhënë betimin para presidentit Thaçi, paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe emrat e tyre ishin shqyrtuar nga

Komisioni i Posaçëm për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit”, thuhet në

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu, kishte reaguar ndaj votimit të Safet Hoxhës për gjyqtar në Kushtetuese, pasi ai kishte të kaluar politike si militant i PDK’së, mirëpo Presidenti në një konferencë për media, të mbajtur gjatë kësaj jave, kishte thënë se nuk bën kurrfarë problem e kaluara politike e Hoxhajt, pasi sipas tij nuk është hera e parë që një gjyqtar ka të kaluar politike, duke e quajtur këtë vetëm ndërrim pozicionesh.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte mbetur pa kuorum që nga 15 qershori i këtij viti, pasi gjyqtarëve u kishte përfunduar mandati dhe Kuvendi kishte dështuar të zgjidhte gjyqtarët e rinj në konkursin e parë që kishte publikuar në mars, ndërsa gjyqtarët që janë dekretuar sot, janë votuar në Kuvend më 6 korrik

@Fluidi

Provo po ashtu

hashim thaci

Pse e kërcënoi familjen e Presidentit, personi që më pas arrestohet nga policia

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.