Thaçi dekoron Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Thaçi dekoron Grenellin: Besojmë se me SHBA-në mund të arrijmë marëveshje finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi para dekorimit, ka thënë se po ndan këtë medalje për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për stabilimizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i lumtur për kontributin për marrëveshjen për stabilizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Amabsadori grenell arrit këtë sukses, atë që të tjerët nuk e arritën, amabsadori Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabiliteti ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, tha ai para mediave.

Thaçi falënderoi presidentin amerikan, donald Trump, për angazhimin në arritjen e marrëveshjes.

“Presim me padurim vizitën e presidentit Trump në Kosovë. Nëse kjo marrëveshje u bë e mundshme, ne besojmë fuqishëm se përsëri SHBA mund të arrijë marrëveshjen finale politike për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.