Ballina / RAJONI / Thaçi, apel shqiptarëve në Maqedoni për mbështetjen e referendumit
thaçi në austri

Thaçi, apel shqiptarëve në Maqedoni për mbështetjen e referendumit

Pasi përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare shprehën mbështetje për referendumin e 30 shtatorit për emrin e Maqedonisë, një përkrahje e tillë erdhi edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një prononcim për media, Thaçi ftoi shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të votojnë pro të ardhmes euro-atlantike të vendit, duke theksuar se status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjë vend.

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë, mbështesim referendumin. I ftoj qytetarët në Maqedoni, posaçërisht shqiptarët të dalin dhe të votojnë pro referendumit! Mos të humbin kohë duke qëndruar në shtëpi, por të sakrifikojnë pak kohë për të votuar për të ardhmen e Maqedonisë në NATO. Kjo është në interesin e të gjithëve”, tha ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.