fbpx

Tetovë: Zjarr në burg, pesë të lënduar

Pesë persona të lënduar lehtë është epilogu I zjarrit që shpërtheu rreth orës 18 të në burgun e Tetovës.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa qëndrim zyrtar nuk ka ende as nga SPB e Tetovës e as nga Burgu I Tetovës, njoftoi Alsat-M.

Pas shpërthimit të zjarrit ka intervenuar njësia zjarrfikësve e Tetovës, e cila, sipas kryeshefit të tyre Uka Aliti, zjarrin e ka lokalizuar në kohë dhe nuk ka pasur dëme më të mëdha material.

Në repartin e urgjencës në Tetovë, sipas kryeshefit të këtij reparti Gzim Nuredini, ndihmë nga afiksimi dhe lëndime të lehta kanë kërkuar pesë persona.

Jozyrtarisht mësohet se katër prej personave të lënduar kanë qenë të burgosur në burgun e Tetovës dhe njëri ka qenë i punësuar në burg. Sipas të dhënave nga reparti I Urgjencës, që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë./Alsat-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.