Ballina / BOTA / Tetëmbëdhjetë vite nga sulmet e tmerrshme terroriste
World TradeCenter Attacked, usa, sulmet terroriste, 11/09

Tetëmbëdhjetë vite nga sulmet e tmerrshme terroriste

Tetëmbëdhjetë vite nga sulmet e tmerrshme terroriste

Dita e sotme shënon 18-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake në Nju Jork. Njëmbëdhjetë shtatori i vitit 2001 do të kujtohet gjithmonë nga amerikanët si dita e zezë e historisë së tyre. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën, kur dy avionë u përplasën mbi Kullat Binjake

Në mesin e viktimave ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë. Sulmi u krye nga një grup prej 19 radikalë islamikë, 15 prej tyre nga Arabia Saudite

Dy prej grupit ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani

Sulmet dhe reagimi ndaj tyre i kanë dhënë formë politikës së Amerikës për 18 vitet e fundit, duke lënë pas një komb që është shumë më vigjilent dhe i shqetësuar për terrorizmin.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi tragjedia më e madhe.

Një mjek që nxitoi te rrënojat e kullave binjake në SHBA, më 11 shtator të vitit 2001, gjatë sulmit terrorist që la pas rreth 3000 viktima, ka postuar fotot të bëra në orët e para pas shkatërrimit.

Me mijëra punëtorë ndërtimi, zjarrfikës, policë e punonjës emergjencash u ofruan që të jepnin ndihmë gjatë ditëve të para. Mjeku ishte një nga të parët që shkoi në skenë dhe që dëshmoi pamjet apokaliptike mes rrënojave, të cilat i ka fotografuar.

Me mijëra njerëz ishin ende të bllokuar brenda rrënojave, ndërkohë që me dhjetëra të tjerë po shpëtoheshin në çdo minutë.

Provo po ashtu

Partia e ekstremit të djathë kandidon yllin e pornos

Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyer në politikane, Ania Krosinska, ka shpallur kandidaturën e saj për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.