Tetë të vdekur e 276 raste të reja me COVID -19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me koronavirus në 7.413.

Raste aktive janë 3.201.

276 rastet e reja kanë dalë nga 404 teste të kryera në 24-orëshin e fundit, kur janë shëruar 153 pacientë nga COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po marrin trajtim 598 pacientë, ndërkohë 331 janë të konfirmuar me COVID-19, e prej tyre 43 janë në gjendje kritike për jetën.

Rastet e fundit pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës – 61, e Gjilanit 29, e Podujevës – 23, e Gjakovës – 22, e Vushtrrisë – 22, e Prizrenit 20, e Mitrovicës – 14, e Skenderajt – 10, e Vitisë – 9, e Pejës – 7, e Fushë-Kosovës – 7, e Rahovecit 6, e Kamenicës – 6, e Dragashit – 5, e Malishevës – 5, e Ferizajt – 5, e Drenasit – 4, e Klinës – 4, e Lipjanit – 4, e Suharekës – 3, e Deçanit – 3, e Obiliqit – 2 raste, e Zubin Potokut – 2 dhe nga ato të Shtimes, Graçanicës e Kaçanikut nga një.

“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.