studimi, gjermania

Testi i gjakut tregues i jetëgjatësisë

Sipas hulumtimeve, testi është 83% i saktë të parashikojë nëse dikush mund të vdes brenda 2-16 viteve të ardhshme

Shkencëtarët gjermanë  kanë zbuluar 14 biomarkerë në gjak të cilët duken se ndikojnë në rrezikun e vdekjes, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e kanë krijuar këtë test të gjakut i cili mund t’i parashikojë shanset se a do të vdisni gjatë 10 viteve të ardhshme.

Biomarkerët janë të ndërlidhur me çdo gjë – duk filluar nga imuniteti, kontrolli i glukozës e deri te qarkullimi i yndyrës dhe inflamacioni.

Sipas hulumtimeve, testi është 83% i saktë të parashikojë nëse dikush mund të vdes brenda 2-16 viteve të ardhshme.

Ekspertët e kanë quajtur këtë studim si një “hap emocionues”, por kanë theksuar se më shumë hulumtime duhet të kryhen para se testi të mund të përdoret në jetën reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.