Ballina / Shkencë / Testi i gjakut paralajmëron sëmundjen

Testi i gjakut paralajmëron sëmundjen

Një test gjaku mund të parashikoj rrezikun  nga sëmundja e Alzaimerit, bënë të ditur hulumtimi amerikan.

Është zbuluar se testimi i 10 niveleve të yndyrës në gjak mund të parashikojë , me 90% siguri, riskun nga sëmundja për tre vitet  e ardhshme.

Gjetjet  e publikuara në ‘Nature Medicine’, tani do të testohen nga klinikat më të mëdha në vend.

Ekspertët thonë se rezultatet duhet të konfirmohen, dhe shtojnë se këto teste mund të jenë një hap shumë i madh për parandalimin e kësaj sëmundje.;

Numri i personave që jetojnë me rrezikun nga alzaimeri ka arritur në 44 milion në tërë globin dhe pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Kjo sëmundje dalë nga dalë prek trurin, madje një dekadë para se të shihen simptomat. Mjekët thonë se trajtimi me ilaçe tanimë nuk po konsiderohet efektiv. /infoglobi/

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …