“Test protesta” e VV-së me kërkesën për zgjedhje përfundon e qetë

Në Prishtinë është mbajtur “test protesta” e thirrur nga Vetëvendosje ka përfundur e qetë dhe pa incidente.

Qytetarët u mblodhën në sheshet e Prishtinës, në kohën kur Gjykata Kushtetuese pritej të marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për postin e kryeministrit.

Vetëvendosja , subjekt ky i drejtuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka kundërshtuar Dekretin, sepse ishte e bindur se Qeveria e re e Kosovës nuk mund të krijohet pa VV-në si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Protestuesit qëndruan në distancë fizike me njëri tjetrin dhe me maska e dorëza për shkak të masave kundër përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Ndryshe në prak të vendimit të Kushtetueses gjuha është ashpërsuar tej mase. Presidenti i Kosovës ka reshtuar një varg akuzash në drejtim të Vetëvendosjes dhe zyrtarëve të saj në pushtet, e akuzave i është bashkëngjitur më pas edhe PDK-ja por edhe partitë e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.