Ballina / TEKNOLOGJI / Tesla humbi 2 miliardë dollarë, ja pse
ELON MUSK

Tesla humbi 2 miliardë dollarë, ja pse

Kompania “Tesla” humb 2 miliardë dollarë, pasi Elon Musk, drejtori ekzekutiv, e quajti një analist “kokëtul i mërzitshëm” dhe tha se “pyetjet janë aq të thata sa po më mbysin” .

Elon Musk është i njohur për pikëpamjet e tij të sinqerta për një varg çështjesh, por duket se ky sinqeritet i ka kushtuar Tesla-s  2 miliardë dollarë brenda natës, raporton Daily Mail.

Kjo është vlera e përgjithshme, e fshirë tërësisht nga vlera e tregut të kompanisë elektrike të automjeteve, në dukje si reagim ndaj qëndrimit të ashpër të drejtorit ekzekutiv, gjatë thirrjes tremujore të të ardhurave.

Mungesa e respektit për pjesëmarrësit duket se ka çuar në një zbritje prej 5% në aksionet e biznesit, pas mbylljes së tregtisë së djeshme.

Provo po ashtu

instagram, buling

Instagrami me anti-ngacmim

Instagram beson se mjeti i ri anti-ngacmim, i bën përdoruesit të ndalojnë dhe të marrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.