Terror në Paris, ka të vrarë, pengmarrje e evakuime

Një varg eksplodimesh dhe sulmesh me armë zjarri kanë goditur kryeqytetin e Francës , Parisin, në orët e vona të së premtes. Mediat botërore raportojnë për viktima por numri i tyre është kontradiktor, sipas transmetuesit amerikan CNN numri i të vrarëve ka arritur në 60, ndërkohë që zyrtarët në Francë theksojnë se numri i të vrarëve ka arritur në 18.

Raportohet për persona të zënë peng dhe për evakuime. Eshtë evakuuar edhe Presidenti i Francës, Fransoa Hollande, i cili është vendosur në një vend të sigurt. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Francës , Hollande po mban takimet për zgjidhjen e krizës.

Shpërthimet e para kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit ku po luhej ndeshja Gjermani-Francë.  Paralelisht me shpërthimet dy ose tre persona janë futur në sallën e koncertit ‘Bataclan’ dhe kanë hapur zjarrin drejt pjesëtarëve të forcave të rendit. Të shtëna ka pas njëkohësisht në tre restorane në lokacione të ndryshme, jo shumë larg stadiumit.

Ndërmjet 6 dhe 8 persona janë marr peng .

Situata është ende e paqartë dhe evakuimi e përpjekja për lirimin e pengjeve po vazhdon ende. /infoglobi/E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.