Termocentrali “Kosova e Re” drejtë dështimit

Termocentrali “Kosova e Re” drejtë dështimit

Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” po shkon drejt dështimit për shkak të kërkesave joreale që në vazhdimësi ka kompania “Contour Global”.

Por në anën tjetër, zyrtarisht zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po e mohojnë një gjë të tillë.

Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” po shkon drejt dështimit, pasi kompania “Contour Global”, e përzgjedhur si kompania fituese për ndërtimin e këtij termocentrali, në vazhdimësi ka kërkesa financiare për institucionet e Kosovës.

Institucionet e vendit po ngurrojnë të nënshkruajnë kontratën me kompaninë në fjalë pasi që sipas parashikimeve një megavat orë energji elektrike në termocentralin e ri do të prodhohej me mbi 80 euro nga më pak se 30 euro sa është aktualisht.

“Në kohën kur do të aktivizohet termocentrali i ri energjia elektrike do të shtrenjtohet së paku për 40 euro. Qeveria e Kosovës po ngurron që ta nënshkruajë kontratën brenda Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, kompania në fjalë ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet operative deri në fillimin e punimeve e të cilat kanë një kosto prej rreth 20 milionë eurosh.

“Po ashtu, kjo kompani ka edhe shumë kërkesa të tjera për Qeverinë e Kosovës”, ka bërë të ditur burimi në fjalë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.