fbpx

Tërmeti në Shqipëri, shkon në 40 numri i viktimave

Numri i viktimave të tërmetit të pardjeshëm në Shqipëri shkon në 40 .

Gendja vazhdon të jetë e jashtëzakonshme. Aktivitetet e sotme për Ditën e Pavarësisë janë anuluar, dhe në vend të festimit po vazhdojnë aktivitetet e solidaritetit. Nga të gjitha vendet po ofrohet ndihma . Rreth 500 shtetas të saj janë strehuar tek familjet nikoqire në Kosovë, kurse mijëra janë të vendosur në tendat e hapura në stadiumin e Durrësit.

09:00 Është bërë i mundur nxjerrja nga rrënojat e një pallati edhe një trup i pajetë. Mësohet se trupi i gjetur në Durrës është i seksit femër.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se është konfirmuar viktima e 40 e tërmetit. Ajo është e seksit femër dhe është gjetur në Durrës.

Raportohet se operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon në Durrës, ndërsa në Thumanë është ndërprerë pasi nuk ka më informacione se mund të ketë trupa nën gërmadha.

08.30-39 të vdekur nga tërmeti tragjik/ Dalin emrat e viktimave, mes tyre fëmijë e të rinj

Është bërë publike lista e emrave e të 39 personave që humbën jetën më 26 nëntor pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë.

Siç shihet nga lista e mëposhtme, mes viktimave janë katër fëmijë të moshave 3 vjeç, 4 vjeçe dhe dy 8-vjeçare, si dhe shumë të rinj të moshave 18 deri në 35 vjeç.

Persona të vdekur 39, si më poshtë vijon:

Në Durrës, në total 15 viktima , të identifikuar si më poshtë:

  1. Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .
  2. Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.
  3. Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .
  4. Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13
  5. Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.
  6. Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13
  7. Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18
  8. Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18
  9. Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L 18
  10. Diana Karanxha, gjetur në L 18
  11. Eduart Reçi gjetur në L 18
  12. Shemsedin Abazi, gjetur ne L 13
  13. Dolora Reçi, 49 vjeçe gjetur në L .18
  14. Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L 18.
  15. Griselda Lala vjeçe 22, gjetur në L. 17

Krujë – 23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

  1. Bukurije Leka
  2. Erisa Cara
  3. Ariela Lala 4 vjeçe
  4. Fatmira Cuka 44 vjeçe
  5. Selvie Lala 77 vjeçe
  6. Saimir Greku
  7. Kristjan Preçi 26 vjeç
  8. Sardi Cuka 18 vjeç
  9. Hajrie Vata 65 vjeçe
  10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
  11. Drita Cakoni
  12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
  13. Çelike Grupieku 57 vjeçe
  14. Hajredin Çupi, 66 vjeç
  15. Kastriot Cakoni, 58 vjeç,
  16. Fatmira Cara vjeç 54
  17. Hasan Cara vjeç 16.
  18. Roledi Vata vjeçe 3
  19. Suada Hysa vjeçe 18.
  20. Ankthi Cara vjeç 65
  21. Adelina Kabili vjeç 20
  22. Almir Cara vjeç 26
  23. Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhe Mamurras

  1. Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjec (i aksidentuar)

07.50-Nxirren edhe 3 trupa të pajetë në Thumanë, 37 të vdekur nga tërmeti tragjik

Aksioni i kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm ka vijuar gjatë gjithë natës e deri në orët e para të mëngjesit, ku rreth orës 4 të ditës së sotme është arritur nxjerrja e tre trupave të pajetë nga rrënojat në Thumanë.

Fatkeqësisht ky fakt ka bërë që numri i viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të shkoj në 37.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se numri ka shkuar në 37 të vdekur të nxjerrë nga rrënojat në Durrës dhe Thumanë.

Por kjo natë nuk ka qenë e qetë për shqiptarët, pasi lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë herë pas here gjatë gjithë mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu ministria bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë pasi nuk ka informacion nëse ka akoma persona nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.