Ballina / BLOGU / Tërmetet në Zelandën e Re, me viktima e dëme të mëdha materiale

Tërmetet në Zelandën e Re, me viktima e dëme të mëdha materiale

Disa tërmete në Zelandën e Re kanë shkatërruar vendin, thanë zyrtarët.

Së paku dy veta kanë humbur jetën, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në miliarda dollarë.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, tha se dy tërmete të fuqishme gjatë natës së shkuar, pranë qytetit Hanmer Springs, kanë shkaktuar valë të cunamit dhe kanë bërë që mijëra njerëz të zhvendosen.

Tërmeti i parë, prej 7.8 shkallësh të Richterit, ka goditur të dielën në mëngjes në të njëjtën zonë, jo larg qytetit Kristçërç.

Kristçërç është shkatërruar në vitin 2011 nga një tërmet që ka lënë 185 njerëz të vdekur.

Kryeministri Key u ka bërë thirrje banorëve që të lëvizin në zona më të thella kontinentale.

Provo po ashtu

lideret e shba dhe kines

Kina e paralajmëron Amerikën kundër luftës tregtare

Qeveria e Kinës ka paralajmëruar sot se nuk ka fitues në luftë tregtare, pasi një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.