Tërmete të fuqishme godasin Shqipërinë. Ka të vdekur dhe situata është emergjente

18:00 Epilogu i deritashëm i tërmetit është 20 të vdekur e rreth 600 të lënduar. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shtetas të Kosovës.

16: 19  Në orën 15:25, nga Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri është raportuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 16.

Është konfirmuar edhe një tjetër trup i pajetë në Durrës.

Me këtë, shkon në 16 bilanci i viktimave të tërmetit.

A2 raporton se janë mbi 600 persona të lënduar.

13: 30 Është identifikuar një tjetër viktimë nga tërmeti në Durrës. Mësohet se mes personave të konfirmuar që kanë humbur jetën është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj. Numri i deritashëm i viktimave në Shqipëri është 13.

Rreth 30  persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.

Numri i personave që kanë ndier tërmetin sillet nërreth 1.3 milion.

12:00  Krahas FSK-së dhe policisë së Kosovë që është nisur ti dalë në ndihmë Shqipërisë, pë të ndihmuar janë nisur edhe avionë me skuadra special  nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4.

11:00  Sipas emergjencave civile, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 13 persona nga shembja e pallateve, ndër ta edhe një vajzë e mitur.

10:35 Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm. Dramatike paraqitet situata në lagjen 18 në Durrës. 7 anëtarë të një familje në këtë lagje, që banonin në një vilë 3 katëshe deri më tani rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që vetëm anëtari i 8 ka mundur të dalë nga rrënojat.

9:45  Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se edhe 2 persona janë nxjerër nga rrënojat e hotelit të shembur në Durrës. Deri më tani numri i viktimave në Shqipëri  ka shkuar në të paktën në 6.

“Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te Ministrisë se Mbrojtjes.

09:00 Tërmete të një pas njëshme kanë goditur Shqipërinë, nga mëngjesi i sotëm. Deri në këto çaste raportohet për 4 të vdekur, nga të cilët dy në Thumanë dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.

Numri i të lënduarve ndërkaq raportohet të jetë mbi 100.

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, ku pallate dhe banesa janë shembur. Ndërsa poshtë rrënojave kanë mbetur njerëz. Situata më kritike paraqitet në Thuman.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar se mësimi është pezulluar në gjithë vendin.

Epiqendra e tërmetit ishte në Durrës, dhe më i fuqishmi ishte i magnitudës 6.3 ballë.  Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe vendet tjera të rajonit.

 

Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Ai tërmet u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.