Ballina / BOTA / Tërmet në Itali, mbyllen shkollat

Tërmet në Itali, mbyllen shkollat

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 u regjistrua rreth orës 5.11 në Itali, në zonën e Macerata-s, raporton TG.com, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Dëme materiale ka pasur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikojmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontrolle në hekurudhë. Qarkullimi duhet të nisë disa orë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.