Ballina / BOTA / Tërmet në Filipine, nuk ka alert për cunami

Tërmet në Filipine, nuk ka alert për cunami

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh ka ndodhur sot afër ishullit kryesor të Filipineve, Mindanao.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se kjo dridhje u regjistrua rreth tetë kilometra larg qytetit Columbio dhe bazën e kishte 13 kilometra në thellësi të Tokës.

Tërmetet me bazë të cekët nën sipërfaqen e Tokës zakonisht shkaktojnë më shumë dëme sesa ato me thellësi më të madhe.

Autoritetet nuk kanë ngritur ndonjë alarm për cunami, ndonëse Qendra Paralajmëruese e Paqësorit për Cunami, me bazë në Hawai, njoftoi se fuqia fillestare e tërmetit ishte 6.7 shkallë të Rihterit.

Filipinet janë ndër shtetet më të goditura nga tërmetet dhe vullkanet në botë për shkak të shtrirjes gjeografike në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, e cila është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në planet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.