Ballina / BOTA / Tërmet i fuqishëm në Meksikë
meksiko termeti_infoglobi

Tërmet i fuqishëm në Meksikë

Një tërmet i fuqishëm prej 8.1 shkallësh goditi bregdetin jugor të Meksikos, duke shembur shtëpitë në shtetin Chiapas, duke vrarë të paktën pesë veta dhe duke shkaktuar valë cunami.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, tha se tërmeti ishte aq i fuqishëm – më i fuqishmi që ka para Meksiko dhe ai dridhi edhe ndërtesat në kryeqytet, më shumë se një mijë kilometra larg. Banorët dolën nga ndërtesat, shumë syresh në pizhame e të frikësuar. Disa lagje mbetën në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Shtëpia tundej si një çamçakëz dhe dritat e interneti ikën”, tha Rodrigo Soberanes, që jeton afër San Cristobal de las Casas në Chiapas, një zonë e varfër e populluar nga indigjenët.

Prefekti i Chiapasit, Manuel Velasco, tha se tre veta humbën jetën në San Cristobal, përfshirë dy gra që pësuan nga rrëzimi i shtëpisë. Ai u bëri thirrje atyre që banojnë afër bregut që të largohen nga shtëpitë si masë mbrojtëse.

Prefekti i Tabascos, Arturo Nunez, tha se dy fëmijë humbën jetën në shtetin e tij. Njëri nga pasojat e rrëzimit të një muri dhe tjetri në spital kur ndërprerja e energjisë e shkëputi atë nga aparatet.

Ekspertët amerikanë thanë se tërmeti goditi rreth 165 kilometra në perëndim të Tapachulas në Chiapas, jo larg Guatemalas. Ai kishte një thellësi prej 69.7 kilometrash.

Në Guatemala, presidenti Jimmy Morales, foli në televizionin kombëtar duke bërë thirrje për qetësi.

“Kemi raporte për disa dëme dhe vdekjen e një personi, por ende nuk dimë hollësi” tha ai, dukë nënvizuar së raportimet e pakonfirmuara flasin për një të vdekur në San Marcos, afër kufirit me Meksikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.