Ballina / KRYESORE / Tërmet edhe në Malin e Zi

Tërmet edhe në Malin e Zi

Është goditur sonte Malin e Zi, njofton Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.

Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veri të Podhum, një fshat afër Komunës së Tuzit në ora 21.13, raporton RTCG.

“Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhet në një thellësi prej 22 km”, thuhet në njoftim. Intenziteti ishte prej 3.1 shkallësh Rihter.

Instituti thekson se bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.

Ndryshe, sot gjatë ditës, disa tërmete tjera kanë goditur edhe Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërkohë që një tërmet është ndier edhe në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.