Tërhiqet Princi Ali, Blatterit mandati i ri!

Zvicerani Sepp Blatter është rizgjedhur për kryetar të Federatës botërore të fubtollit (FIFA) në Kongresin e 65-të të FIFA-s.

Në rrethin e parë Blatter ka fituar 133 vota prej 206 të vlefshmeve, ndërsa Princi Ali të tjerat, që do të thotë se zvicranit i kanë munguar shtatë vota për të fituar që atëherë.

Blatter është kandiduar për të gjashtin mandat në krye të trupit botëror të futbollit, deri sa Princi i Jordanit për herë të parë, ndërsa ai tash për tash e ka funksionin e nën kryetarit të FIFA-s.

Zgjedhjeve të kryetarit i ka paraprirë skandali i korrupsionit, pasi që gjashtë zyrtarë të lartë të FIFA-s janë arrestuar, dërsa nëntë persona janë privuar nga liria, me urdhër të Prokurorisë së ShBA-ve.

Duke pasur parasysh procedurën e votimi, është ditur se kjo do të zgjasë. rrethi i parë i votimit ka zgjatur mbi një orë, e me përfundim të tij është njoftuar se të gjithë 209delegatët kanë votuar.

Si votohet?

blatter

Gjithsej 206 vota kanë qenë të vlefshme, Blatter ka marrë 133, ndësra Princi Ali 73, që do të thotë se duhej të mbahej edhe rrethi i dytë, në të cilin duhej të shihej vetëm kush ka marrë më shumë vota.

Votimi për kryetarin e FIFA-s është i fshehtë, por disa vende kishin paralajmëruar se anën e kujt do të mbajnë. Ekizstojnë dy kabina, ndërsa përfaqësuesit e shteteve thirren sipas rendit alfabetik.

Në qoftë se cilido kandidat fiton shumicën prej dy të tretave të votave në rrethin e parë të votimit, menjëherë i përshkruhte fitorja. 209 vende kanë pasur të drejtë vote, ndërsa shumica prej dy të tretave është 139 vota.

Po të mos ketë shumicë prej dy të tretash, mbahet raundi i dytë i votimit, në të cilin edhe përparësia prej një vote i mjjafton kandidatit për triumf.

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jérôme Valcke ka qenë ai që i ka ftuar delegatët dhe i ka caktuar nëpër kabina, kurse ka ndodhur që të ftuarit të mos e dëgjonë më së miri, madje edhe të shkojnë në kabinën e gabuar.

Në paraqitjen e tij para fillimit të votimit Blatter është sjellur sikur i ka fituar zgjedhjet, gjë që edhe ka qenë normale , meqë të gjithë e konsiderojnë favorit.

“E dini, nuk më duhet të prezantohem. E dini me kë keni punë. Por unë e di se mund të llogaris në ju. Na duhet ta kthejmë namin e mirë. Dhe qysh nesër do të fillojmë punën me këtë qëllim në koka. Ç’është nocioni kohë? Koha është e pafundme deri sa ne të mos e presim. Ndjej se koha, të cilën e kam kaluar në FIFA, është shumë e shkurtër”, ka thënë Blatter.

Princi Ali, nga ana tjetër, ka ftuar të gjithë votuesit që ta dëgjojnë ndërgjegjen dhe zemrën e tyre.

“E di se FIFA-n nuk e përbën vetëm një njeri dhe unë nuk do ta udhëheq njëanshëm. Kam nderin që të fitoj votën tuaj dhe të marrë përgjegjësinë. FIFA nuk është kompani, por organizatë servisi. Nuk guxojmë ta injorojmë zhurmën para dyerve tona. Tash është koha t’i tregojmë botës se jemi të denjë për respekt. Prandaj ju ftoj që të më bashkoheni”, ka thënë Princi Ali. -InfoGlobi