Teoria më intriguese e vitit 2015

Teoria e propozuar nga astrofizikanti Stephen Hawking mund të jetë një nga zbulimet më të mëdha të këtij viti. Njerëzit mund t’u shpëtojnë vrimave të zeza në hapësirë, madje përmes tyre mund të udhëtojnë drejt universeve paralele. Fatkeqësisht pa kthim mbrapa. Kjo është teoria e propozuar nga shkencëtari në konferencën e Stokholmit.

“Vrimat e mëdha të zeza mund të jenë porta e kalimit në një univers tjetër. Por nëse kalon, nuk mund të kthehesh pas në universin tonë. Por edhe pse më pëlqen fluturimi, nuk do ta provoj këtë udhëtim”, tha Hawking gjatë konferencës shkencore që u mbajt pak muaj më parë në Suedi.

Propozimi i Hawking vjen si një përpjekje për të shpjeguar një fenomen që i ka habitur fizikanët për vite me radhë. Çfarë u ndodh trupave kur “përpihen” nga vrimat e zeza, të cilat asgjësojnë edhe dritën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.