konviktet e studenteve ne prishtine

Tenton të ik nga karantina, përfundon në infektivë

Policia e Kosovës njofton për një incident që ka ndodhur në Qendrën e Studentëve derisa një grua ka tentuar të ikë nga karantina, ku ishte duke qëndruar e izoluar pas kthimit nga Europa në Kosovë.

Por, derisa ishte duke ikur, kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Pas kontrollit mjekësor, ka rezultuar se kishte temperaturë, dhe me autoambulancë është dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Qendra e Studentëve 04.04.2020 – 09:00.E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh./Infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.