Ballina / KRYESORE / Tensionohen edhe më shumë raportet Haradinaj – Rama
rama e haradinaj
Nga arkivi

Tensionohen edhe më shumë raportet Haradinaj – Rama

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditë më parë në një intervistë për OraNews tha se qe ai që parandaloi një plan kundër ndarjes së Kosovës, nga ku një shumë të majme parash do ta përfitonin Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia Aleksandër Vuçiqi.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë eurosh, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës. Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, ishte shprehur Haradinaj.

Rama që dikur e quajti gënjeshtar Haradinajn, tash thotë se ai po bënë shpifje, për çka edhe po e përgatitë padinë.

“Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. Por, një gjë di të them. Këtyre lloj politikanëve bravo ju qoftë që gjejnë dhe bëjnë. Domethënë, që t’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën, dhe të marrësh akoma vota, ata që votojnë për këtë lloj politike qofshin dhe këtyre bravo ju qoftë”, u shpreh Rama duke iu drejtuar Haradinajt.

Haradinaj vitin e fundit ka implikuar disa herë Ramën duke reshtuar akuza të shumta në adresë të tij.

Ai mes tjerash ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë se bashkë me Thaçin, e Vuçiqin si dhe me përfaqësuesen e dikurshme të BE-së për politikat e jashtme, Federika Mogherinin, po e dëshironte ndarjen e Kosovës.

Haradinaj e kishte akuzuar Ramën edhe për taksën e vendosur vjet në nëntor ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. “Rama e Thaçi, më kanë bërë presion ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe” kishte deklaruar Haradinaj, i cili edhe më tutje mbron qëndrimin se taksa nuk duhet të hiqet pa e njohur Serbia Kosovën shtet.

Edhe këte deklaratë të Haradinajt e kishte komentuar Edi rama.

Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq më tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë “burra të mirë” para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në Pazar”, kishte shkruar Rama në Facebook, pas deklaratave të Haradinaj në Kosovë kur u kthye nga Samiti që u mbajt në Berlin.

Rama, ndër tjera, dje shpalosi haptas antipatinë ndaj Haradinajt.

“Ky dha dorëheqjen medemek dhe është akoma atje. Është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë, dhe shpresoj të jetë hera e fundit, që të dal publikisht edhe pse ishte kryeministri i Kosovës, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”, kishte komentuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.