Tensionet Kosovë – Serbi, Biden i telefonoi Thaçit nga aeroplani

Tensionet e fundit Kosovë – Serbi kanë nxitur reagime të menjëhershme të diplomacisë botërore.

Thaçi dhe Vuçiq janë takuar ose kanë realizuar kontakte telefonike me top diplomatë që merren me çështjen e Kosovës. Vuçiq ka takuar zëvendëspresidentin Biden dhe kryediplomaten e BE-së në Davos, ndërkohë që Thaçi ka folur me ta në telefon.

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Biden e ka kontaktuar Thaçin nga aeroplani, i tij i njohur si “Air Force Two”, si duket në të kthyer nga Zvicra.

Këto kontakte, përfshirë edhe një bisedë të Vuçiq me kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë bërë punë.

Në njoftim, Shtëpia e Bardhë, Presidentit të Kosovës i është referuar Thaçit gabimisht si kryeministër.

Siç është njoftuar dje, Mustafa dhe Vuçiq do të takohen brenda muajit në Bruksel për të vazhduar bisedimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.