Ballina / SPORT / Temperaturat problem edhe për futbollin
futboll, ndryshimet klimatike, topi

Temperaturat problem edhe për futbollin

Efektet e ndryshimeve klimatike edhe në futboll kur ditë janë të nxehta

Disa shembuj të problemeve të nxitura nga ditët gjithnjë e më të nxehtë, u shfaqën edhe në këtë periudhë, me ndeshjet e Kupës së Botës në futboll për femra, që po zhvillohet në Francë, dhe në Kupën Afrikane të Kombeve, që u shoqëruan me temperatura shumë të larta.

Në Egjipt, një lojtare nigeriane u shtrua në spital për dehidratim të rëndë gjatë stërvitjes.

”Performanca, koha e lojës dhe madje edhe përvoja e tifozëve po ndryshojnë”, sipas revistës ”Scientific American”, sipas së cilës shëndeti i lojtarëve dhe lojtareve është gjithashtu i rrezikuar nga ditët gjithnjë e më të nxehta.

“Të luajturit në mot me temperatura të larta ka qenë gjithmonë një aspekt i futbollit, por tani gjërat janë të ndryshme”, komenton Mary Harvey, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Sport dhe të Drejtat e Njeriut dhe ish-portiere e kombëtares amerikane.

“Ekziston një rrezik në rritje i lëndimeve të lidhura me nxehtësinë gjatë lojërave për shkak të faktit se ekipet kanë një numër të kufizuar zëvendësimesh. Ashtu siç ndodh me traumat e kokës, lojtarët po kërkojnë për të qëndruar në terren sa më gjatë që të jetë e mundur për të mirën e ekipit të tyre, në dëm të shëndetit “, thekson ajo.fjalë.

Provo po ashtu

florijana,ismaili,futbolliste

Zvicra angazhon robot për gjetjen e Florijanës

Zhdukja e futbollistes nga Kosova, Florijana Ismaili është bërë lajm botëror Mediat më të njohura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.