Ballina / KRYESORE / Teleskopi hapësinor Hubble i mbush 25 vjet

Teleskopi hapësinor Hubble i mbush 25 vjet

Teleskopi hapësinor Hubble është njëri prej instrumenteve më produktive shkencore në histori, madje edhe NASA thotë se është përparimi më i madh që prej teleskopit të Galileos

Tash e 25 vite Hubble sillet rreth Tokës. Përafërsisht për një orë e gjysmë ky teleskop revolucionar e bën një rreth përreth planetit tonë, e duke ju falënderuar mu atij kozmosin sot e kemi më të afërm dhe na është i njohur vendi ynë në të.

Hubble është aq i rëndësishëm sa edhe NASA ka thënë se ai është përparimi më i rëndësishëm në astronomi që nga teleskopi i Galileos.

Ndërtimi i tij ka filluar qysh në vitin 1977, ndërsa pas tetë vitesh ka qenë i gatshëm. Mirëpo, pas katastrofës së “Challengerit” në vitin 1986, lansimi i tij është shtyrë. Ky cilindër i mrekullueshëm kozmik, me madhësi të një autobusi më të vogël, në rrugën e tij është nisur të shatlin “Discovery” në prill të vitit 1990. Mirëpo, gjithçka nuk ishte përrallore. Së shpejti shkencëtarët kanë kuptuar se shkaku i një gabimi orej 2,2 mikroash në pasqyrë do të ketë fotografi të turbullta. Tri vite më vonë, pasi që astronautët e kanë rregulluar teleskopin, përgjithmonë e kanë ndryshuar mënyrën me të cilën e shohim kozmosin.

Probleme janë shfaqur dhjetë vite më vonë, kur është dashur të ndërrohen zhiroskopët dhe sistemet tjera. Shkencëtarët kanë zhvilluar edhe një softues, i cili mundëson që të punojë me vetëm një zhiroskop për stablizim.

NASA për këtë shkak beson se teleskopi do të punojë edhe pas vitit 2020 dhe se edhe më tej do të jetë i merituar për zbulime të shumëta. Më herët ka pasur një plan që ta kthejnë në Tokë dhe ta vënë si eksponat në muze, por teleskopi e ka mbijetuar edhe programin shatl, transmeton InfoGlobi.

Meqë Hubble ndodhet në lartësi 569 kilometra, është mjaft larg nga pengesat e atmosferës së Tokës, ndotjes së ndriçimit, për të pasur shikim të papenguar në hapësirë Hubble është shfrytëzuar në 12.700 punime shkencore. Kjo e radhit ndër insgtrumentet më frytdhënëse shkencore që janë ndërtuar ndonjëherë, thekson NASA. Falë tij, e dimë se kozmosi është i vjetër 13,8 miliardë vjte, ndërsa ka ndihmuar edhe në konfimimin e ekzistimi të materies së zezë, vrimave të zeza kolosale dhe zbulimin e ciklit jetësor të yjeve.

Madje edhe sot, instituci i cili është qendër operative shkencore për Hubblen, pranon gjashtë deri shtatë herë më shumë kërkesa për vëzhgim se sa mund t’i plotësojnë. -InfoGlobi

3hubble

* Vlerësohet se nga ndërtimi, pajisja dhe të gjitha punët lidhur me teleskopin, kostoja e përgjithshme është rreth 10 miliardë dollarë.

* Hubble çdo javë dërgon në Tokë rreth 120 GB të dhëna.

* është i gjatë 11 metra, i gjerë 4,2 dhe i rëndë 11 tonë.

* Pasqyrën qendrore e ka me diametër 2,4 metra.

* Furnizohet me energji nëpërmjet paneleve solare, ndërsa nëpërmjet dy antenave pranon dhe dërgon të dhëna në Tokë.

Provo po ashtu

aeroporti, adem jashari, greva, kosova

Fluturimet pas grevës

Sipas njoftimit për media nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në prishtinë sot janë realizaur të …