Ballina / Biznes / Karrierë / Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile
istrefi, telekomi

Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka dhënë lajmin se Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile.

Ai ka thënë se përkundër që për gjashtë muaj negocimi me kompaninë Z-Mobile, nuk kanë arritur marrëveshje dhe kësisoj është marrë vendimi për ndërprerjen e kësaj kontrate.

“Operatori ‘Dardafon’ është paralajmruar dhe pas dështimit të negocitave 6 mujore ne e shpallim këtë kontratë si të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual”

Ai ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët e Z-Mobile të mos bëjnë panikë pasi mund ti shfrytëzojnë numrat edhe për 30 deri në 120 ditë.

“Ne jemi në konsultime me ARKEP-in dhe jemi duke punuar ngushtë që të implementojmë edhe fazën e tranzicionit e cila do të zgjasë nga 30 deri në 120 ditë, kështu që konsumatorët që i kanë në shërbim numrat nuk do ju  ndërpritet në asnjë rrethanë deri në përfundim të fazës së tranzicionit” tha Kryeshefi i Telekomit.

Istrefi ka thënë se gjatë negociatave 6 mujore, Z-Mobile është pajtuar vetëm me 3 propozime nga 20 sa ka propozuar Telekomi.

“Prej 20 vetëm në 3 propozime janë pajtuar, janë përgjigjur ndaj neve që jemi okej me këto tria, asnjë propozim prej tyre gjatë këtij procesi nga Z-Mobile nuk ka pasur, asnjë ftesë gjatë këtyre 6 muajve nuk ka pasë” tha Istrefi.

Kryefshefi ekzekutivi i Telekomit tha se si pasojë e mos pranimit të ofertës së Telekomit nga ana e Z-Mobile ka ardhur te përfundimi i kontratës.

“Pas përmbylljes së negociatave 6 mujore Z-Mobile nuk ka pranuar ofertën e Telekomit konform ekspertizës financiare dhe si të tillë ne e kemi përfunduar marrëdhënien kontraktuale me ta”, u shpreh Istrefi.

Sot Gazeta Express ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve të Telekomit kanë vendosur dje në një mbledhje që ka zgjatur më shumë se tetë orë që marrëveshja me Dardafon të mos vazhdohet më tutje. Gazeta Express ka siguruar ekskluzivisht vendimin që hyn në fuqi sonte.

Provo po ashtu

3 tërmete shkundin Shqipërinë, 68 të lënduar

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të lënduar në total ndërsa 52 rregjistrohen vetëm në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.