Ballina / Biznes / Karrierë / Telekomi i Sllovenisë bëhet pronar i 100 për qind të aksioneve të IPKO – së
telekom sllovenia , ipko

Telekomi i Sllovenisë bëhet pronar i 100 për qind të aksioneve të IPKO – së

Ajo që fillimisht u dukë vetëm si një testim i ujit, u shndërrua më vonë në ngjarjen më të madhe ekonomike në Slloveni, por edhe në Kosovë. Gjurmët e investimeve të Telekomit të Sllovenisë në ekonominë e Kosovës janë të pashlyeshme.

Ky operator ekonomik dje u bë pronar i 100 për qind i aksioneve të IPKO’së.

Aventura kishte nisur në vitin 2005, kur Telekomi i Sllovenisë e kishte përzgjedhur Kosovën për të investuar në tregun e telekomunikimeve, duke blerë aksione në kompaninë lidere të ofrimit të shërbimeve të internetit, IPKO. Ajo që fillimisht u dukë vetëm si një testim i ujit, u shndërrua më vonë në ngjarjen më të madhe ekonomike në Slloveni, por edhe në Kosovë.

Telekomi i Sllovenisë, bashkë me partnerët lokalë të IPKO’së, arritën, në një konkurrencë të jashtëzakonshme, të fitojnë tenderin për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, duke i hapur kështu rrugë tregut të lirë, i cili deri në atë kohë konsiderohej jashtëzakonisht i shtrenjtë.

Në këtë ndërmarrje, licencën e dytë të telefonisë mobile, Telekomi i Sllovenisë dhe IPKO e kishin paguar licencën me një çmim prej 75 milionë eurosh, kurse kishin kryer investime në rrjet dhe infrastrukturë në vlerë prej rreth 200 milionë euro të tjera. Ky investim është më i larti i kryer ndonjëherë nga ndonjë kompani e huaja në Kosovë. Ky gjithashtu është edhe investimi më i lartë që ndonjë kompani sllovene e ka kryer jashtë shtetit.

Deri më dje aksionarë në kompaninë IPKO kanë qenë, përveç Telekomit të Sllovenisë, i cili i kishte shumicën e aksioneve, edhe Akan Ismaili, Bujar Musa, Madeleine Albright, James O’Brian dhe disa persona të tjerë. Sot Telekomi i Sllovenisë i ka blerë të gjitha këto aksione, duke u shndërruar në aksionarin e vetëm.

Pjesë e Bordit të IPKO’së edhe më tutje ngelet Bujar Musa, themelues i kësaj kompanie.

Aktualisht IPKO, përveç telefonisë mobile, është lider në sistemin kabllor dhe ofrimin e shërbimeve të internetit. Në këtë kompani punojnë rreth 500 punëtorë. IPKO ka qenë edhe themelues i Gazetës Express në vitin 2004, bashkë me një grup të gazetarëve.

Gazeta Express, me një marrëveshje të re, në vitin 2013 ka kaluar nga IPKO në pronësi të një grupi të gazetarëve vendorë.

Check Also

energjia kosove

Me ‘Kosovën A’ pritet shtrenjtimi i çmimit të rrymës për 44 përqind

GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se do të ketë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *