ptk

TELEKOM demanton Thaçin: Nuk kemi Dhomë të Përgjimeve

Telekomi i Kosovës nuk ka dhomë të përgjimeve, thotë Fadil Lepaja nga Departamenti për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës.

Përmes një sqarimi për media Lepaja demanton Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së që kanë akuzuar “grupin e Kurtit” për futje në të ashtuquajturën dhomë të përgjimit dhe ‘marrjen e omunikimeve private të rreth 1 milionë qytetarëve, komunikime këto që sipas akuzuesve janë zhvilluar gjatë 30 vjetëve të fundit .

Zyrtari i TELEKOM-it, Lepaja ka njoftuar se nuk ka as përgjime nga ana e Telekomit të Kosovës e as qasje të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Ndërkohë që Prokuroria Speciale, pas akuzave të Thaçit, ka nisur hetimet.

Sqarim nga Telekomi:

Telekomi i Kosovës sikurse edhe operatorët e tjerë të Telekomunikacionit në Kosovë nuk posedojnë “dhoma të përgjimeve” me të cilat po spekulohet në opinion.

Objekti ku është e vendosur drejtoria dhe administrata jonë kryesore, aktualisht nuk është pronë e Telekomit të Kosovës sh.a. por e Postës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj ndërtese ekzistojnë hapësira të cilat nuk i menaxhon Telekomi i Kosovës sh.a. dhe një ndër to është edhe një hapësirë e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit.

Kjo hapësirë apo “ dhoma e përgjimeve” si është e njohur nëpër media, funksionon në bazë të ligjit 05/L-030 dhe me një Vendim të Kryeprokurorit të Shtetit. Të gjitha këto janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të sigurisë.

Hapësira të tilla ekzistojnë tek të gjithë operatorët në Evropë, duke i përfshirë këtu edhe operatorët në Kosovë.

Në këtë hapësirë, e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit, nuk ka pasur qasje asnjëherë dhe në asnjë rast nga ndonjë i punësuar i Telekomit të Kosovës sh.a. pa autorizim dhe pa praninë e përgjegjësve nga Prokuroria e Shtetit.

Hapësira në fjalë është e monitoruar përmes kamerave të cilat menaxhohen nga Kryeprokurori i Shtetit.

Pas verifikimit nga personat kompetent, përreth hapësirës në fjalë nuk është gjetur asnjë shenjë apo element i dyshimtë për qasje me forcë apo qasje të pa autorizuar.

“Deklaratat e pa verifikuara, të pasakta, apo të papërgjegjshme mund të e dëmtojnë biznesin dhe imazhin e Telekomit të Kosovës sh.a. Kemi frikë se kjo mund të keqkuptohet si favorizim i konkurrencës apo dëmtim i qëllimshëm i reputacionit të Telekomit te Kosovës”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.