Ballina / KOSOVA / Telashet me bankën, 67 vjeçari vetëvritet në sy të policisë
shtepia_e te vetevrarit

Telashet me bankën, 67 vjeçari vetëvritet në sy të policisë

Mëngjesin e së hënës në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga Përmbaruesit Privatë, për të biseduar me Zekën 67 vjeç, rreth një kredie që ky i fundit e kishte marrë në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë.

Por, derisa policia e Përmbaruesit ishin në oborrin e Zekës, ai për një moment ishte shmangur në një nga pjesët e shtëpisë së tij dhe me një plumb i kishte marrë jetën vetes.

Ismet Zeka, 67 vjeçar nga qyteti i Gjilanit në mëngjesin e djeshëm i mori jetën vetes me një armë zjarri në katin e dytë të shtëpisë së tij. Ai këtë veprim e bëri derisa në oborr i kishin shkuar njësitet policore, të cilat ishin duke i asistuar Përmbaruesit Privatë. Zeka, siç duket, kishte pasur një kredi në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë në emër të firmës së tij ku ishte përfaqësues. Si pasojë e kësaj Përmbaruesi bashkë me përfaqësuesit e bankës i kishin kërkuar atij zgjidhje rreth këtij rasti.

Derisa këta të fundit provuan që të kontaktojnë me Ismet Zekën, ky i fundit për një moment i shmanget këtyre personave, duke shkuar në katin e dytë të shtëpisë së tij, ku rreth orës 10:10 tenton që t’ia marrë jetën vetes, duke shtënë me armë në kokë. Viktima nga policia dërgohet për në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku pas disa minutave vdes.

@Fluidi

Provo po ashtu

Kosova-ne-zi-flamuri-gjysme-shtize

Përballja e Kosovës me ‘të mëdhenjtë’

Ideja për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e proklamuar nga presidentët e dy …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.