fbpx

Teknologjia përballë vetmisë

Vetmia po kthehet në fenomenin përcaktues të kohës sonë. Shpesh, fajin ua hedhim mjeteve moderne të komunikimit, veçanërisht komunikimit virtual. Sot, më tepër preferojmë t’u dërgojmë një mesazh miqve tanë, sesa t’i takojmë. Mirëpo, rrjetet sociale duan të promovojnë të kundërtën.

Facebook, i cili sot, ka rreth 1.5 milioardë përdorues aktivë, premton që ta kthejë botën tonë në një botë “të hapur dhe të lidhur”. Tinder, një faqe ku takohen njerëz për t’u njohur, vetëpromovohet përmes sloganit “Si në jetën reale, por më mirë”.

Një aplikacion tjetër është Chatbot, ku ti mund të flasësh me Coratan-n. Sipas Microsoft, “Cortana të pyet dhe duket si një shoqe e mirë”. Cortana ka edhe një motër kineze, e cila quhet Xiaoice, që ka bërë për vete miliona ndjekës që kur u prezantua, vitin e shkuar. E quajtur edhe si “aplikacioni i/e dashur”, ajo përdor inteligjencën artificiale për të mbajtur mend detaje nga bisedat e mëparshme.

Sipas një redaktoreje të “Mumsnet”, një rrjet nënash, teknologjia ndihmon në reduktimin e vetmisë, veçanërisht te grupi i nënave të reja, që janë vulnerabël ndaj izolimit. Sarah Crown thotë se përgjigjet e njerëze që kanë përjetuar të njëjtat eksperienca si ty mund të jenë të vlefshme. E njëjta gjë mund të thuhet për njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të vështirë të takohen me njerëzit. Sipas një kërkuesi, “teknologjia virutale i ndihmon ata të flasin me njerëz që i shohin për atë që janë dhe jo për paaftësinë e tyre”. /the guardian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.