fbpx

Tek të sëmurët rëndë me COVID-19 antitrupat ulen pas 4 javësh

Antitrupat zhduken shpejtë tek të sëmurët rëndë me koronavirus brenda më pak se një muaji pas lirimit të tyre nga spitali, është bërë e ditur përmes një studimi të ri. Studiuesit të cilët panë antitrupat, substanca në gjak të cilat zhvillojnë imunitet kundër virusit, kanë gjetur se ato bien ndjeshëm pasi pacienti shërohet.

Shumë njerëz të cilët ishin dërguar në shtëpi nga spitali pasi kishin virusin, shfaqën shenja të antitrupave, duke sugjeruar se trupat e tyre ishin mësuar ta mbrojnë veten nga virusi, porse ata nuk ishin shumë të fortë.

Rreth 81 për qind e pacientëve kishin antitrupa, studimi kinez tregon, por vetëm një pjesë e vogël e tyre kishin mundësinë ta neutralizonin apo ta vrisnin virusin, shkruan Daily Mail.

Ka shenja kur trupi mësohet t’i rezistoj, por gjithashtu ka numër të konsiderueshëm të rasteve të “pabesueshme” kur njerëzit riinfektohen.

Nëse trupi nuk mund të mbajë antitrupat për një kohë të gjatë, do të thotë se vaksina nuk do të ofrojë mbrojtje të përhershme nga infektimi, ashtu siç po shpresojnë shkencëtarët dhe politikanët në botë.

Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor Nanjing në Kinë kanë monitoruar 19 pacientë në gjendje jo të rëndë dhe shtatë të tjerë në gjendje të rëndë nga COVID-19, për një muaj e tre javë për të parë se si do të përgjigjegjin antitrupat në trupin e tyre.

Studimi tregoi se tre deri në katër javë pas lëshimit nga spitali, aktiviteti i antitrupave nga pacientë të shëruar ra ndjeshëm. Ndërkaq, është krijuar debat nëse gjendja e pacientit të infektuar ndikon si faktor për anti-trupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.