Ballina / KOSOVA / Të vrarët në Kumanovë: Varrimi të marten në Prishtinë

Të vrarët në Kumanovë: Varrimi të marten në Prishtinë

Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të varrosen në Prishtinë, të marten në ora 17:00.

Për të vrarët në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Beg Rizaj dhe Nusret Kaloshi, Akademia Komemorative mbahet të njejtën ditë.

Homazhet bëhen në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00. Ndërsa Akademia Komemorative fillon në orën 15:30.

Varrimi bëhet në Varrezat e Dëshmorëve, në Prishtinë, në orën 17:00.

“Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të Mirsad Ndreca dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë nesër homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrën e organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve” njoftojnë nga Kvshilli Organizativ.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …